Kandidati për kryeministër i ITN Pllamen Nikollov shpalli emrat e kandidatëve për ministra në projekt kabinetin. Petër Iliev, emri i të cilit përmendej për kryeministër të partisë së showmanit Sllavi Trifonov, por më vonë u propozua Nikollaj Vasilev, u propozua për ministër të brendshëm. Më vonë kandidatura e tij u tërhoq. Ndër kandidatët e tjerë janë: Ministër i Shëndetësisë - Sillvi Kirillov, i cili ka drejtuar disa nga spitalet më të mëdha në Bullgari; Ministër i Punëve të Jashtme - diplomati Radi Najdenov: Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2017 në kabinetin e Ognjan Gerxhikovit; Ministër i Financave - Pllamen Danaillov, me përvojë në pozita të larta drejtuese në kompani të mëdha ndërkombëtare; Ministër i Energjetikës - Aleksandër Nikollov, aktualisht zëvendësministër i Energjetikës në detyrë; Ministër i Mbrojtjes - Teodora Gençovska, e cila kaloi nëpër të gjitha nivelet në Ministrinë e Mbrojtjes duke arritur poston e shefes në departamentin "NATO dhe BE".
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..
Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..