Brenda ditëve, Bullgaria do të hyjë në “zonën portokalli” të pandemisë Covid-19 dhe masat do të forcohen, tha Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Dimitër Petrov për bTV.
Masat do të ndikojnë në diskotekat pranë detit, ku distanca mes klientëve nuk respektohet. Kontrolli në pikat kufitare dhe vendet për pushim në rrugë, ku ka një akumulim udhëtarësh tranzit, gjithashtu do të forcohet.
Nëse rritja e pacientëve vazhdon, është e mundur që ne të hyjmë në “zonën e kuqe”, ku masat anti-epidemike do të jenë shumë më të rrepta dhe kryesisht do të ndikojnë në ambientet e brendshme, paralajmëroi Dr. Petrov.
Në këtë fazë, autoritetet shëndetësore nuk mund të rekomandojnë administrimin e një vaksine të tretë, por le të administrojmë së pari të parën dhe të dytën, theksoi zëvendësministri.
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7% krahasuar me vitin 2025. Me rritjen e saj, do të rriten edhe përfitimet sociale dhe mbështetja..
Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim..
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të mbërrijë sot, 7 shtor, në Bullgari për një vizitë dy-ditore, bëri të ditur NATO në një deklaratë për mediat. Radmila Shekerinska do të zhvillojë disa takime dypalëshe. Gjatë..
Vendi ynë feston sot, 6 shtator, 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Qendra e festimeve është Plovdivi, ku në këtë..
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Era do të jetë verilindore, kryesisht e..
Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe..