Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe NATO-ja zhvillojnë stërvitje për menaxhimin e emergjencave

Foto: armymedia.bg

Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim Profesional në Drejtorinë Kryesore “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” në Montana (Bullgaria Veriperëndimore).

Stërvitja do të ketë për qëllim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe industriale, kërcënimeve hibride, emergjencave komplekse dhe procedurave të testimit që lidhen me mbështetjen logjistike nga vendi që merr ndihmë ndërkombëtare. Do të marrin pjesë rreth 1200 përfaqësues nga mbi 40 vende, të cilët do të stërviten së bashku në kushte sa më reale të jetë e mundur.

BULGARIA 2025 është organizuar bashkërisht nga Drejtoria Kryesore “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” - Ministria e Brendshme, Qendra e Koordinimit Euro-Atlantik të NATO-s për Reagimin ndaj Fatkeqësive dhe Qendra e NATO-s për Kërkim, Zhvillim dhe Përmirësim të Aftësive për Menaxhimin e Krizave dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive në Bullgari, raporton BGNES.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: armymedia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD