Skuadra e futbollit CSKA-Sofja mundi Osijekun e Kroacisë me 4:2 në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencave, të luajtur në Sofje. “Të kuqit” luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme dhe duhet të pendohen se nuk do të shkojnë në ndeshjen-revansh pas një jave në Kroaci me një epërsi më të madhe. Bullgarët shënuan 4 gola dhe një autogol në fund të ndeshjes.
Skuadrat “Llokomotiv Plovdiv” dhe ajo holandeze “Kopenhaga” (/København)përfunduam me rezultat baras 1: 1 në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencave, të luajtur në stadiumin në parkun “Lauta” në Plovdiv. Pritësit nuk u shqetësuan për rivalin e tyre të famshëm dhe arritën një rezultat të ri të mirë në Evropë, duke mbajtur shanset për të luftuar për klasifikim në fazën tjetër.
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës së tij ishte konsumuar 0.2 milimetra më shumë se sa lejohet dhe fituesi bullgar u skualifikua...
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës..