Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para 40 vitesh ishte lëshuar në kozmos sateliti i parë artificial bullgar

Foto: arkiv

Më 7 gusht 1981 në orën 13:35, nga hapësira kozmike “Plaseck” në Rusi u lëshua sateliti i parë artificial bullgar "Interkozmos Bullgaria – 1300. Ai është i njohur gjithashtu si "Interkozmos 22", dhe lëshimi i tij në orbitë i është kushtuar 1300 vjetorit të themelimit të shtetit bullgar.

Sateliti është një prodhim vendas, i zhvilluar nga Instituti për Studime dhe Teknologji Kozmike në Akademinë Bullgare të Shkencave, bazuar në platformën për satelite “Meteor”, dhe peshon 1.500 kg. U lëshua në një orbitë pothuajse polare me një lartësi prej rreth 900 km, me një kompleks prej 11 instrumentesh shkencore bullgare për matjen e plazmës dhe studimin e ndërveprimeve jonosferike-magnetosferike, si dhe me një reflektor lazer për matjet gjeodezike.

Dy vjet më parë vendi ynë pati një sukses tjetër të madh kozmik - në bordin e anijes kozmike “Sojuz 33”, më 10 prill 1979, kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov fluturoi në kozmos. Së bashku me rusin Nikollaj Rukavishnikov ai kaloi dyzet e shtatë orë dhe një minutë në orbitën e Tokës.

Bullgaria është vendi i gjashtë në botë me astronautë të vet në hapësirën e jashtme dhe i treti që krijon ushqim në kozmos.

Mund të lexoni më shumë për arritjet kozmike bullgare në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë - Kozmonauti Aleksandër Aleksandrov: Që të kemi kozmonaut të tretë na duhet të kemi një ekonomi të fortë”. 

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin e shenjtoreve Vjara, Nadezhda, Ljubov dhe nënës së tyre, Shën Sofia

Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..

botuar më 25-09-17 4.35.PD

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD