4
Në Rezervatin Historik Arkeologjik "Pliska" (që ndodhet 28 km. në verilindje të qytetit të Shumenit) do të zhvillohet Festivali i Nëntë Mesjetar "Ditët e Paraardhësve - Pliska 2021". Ai prezanton Mesjetën bullgare nga shekulli VII deri në XIV dhe është ndër rindërtimet historike më të rëndësishme në vend. Vendi i zhvillimit të tij nuk është i rastësishëm - rezervati arkeologjik "Pliska" ruan kujtesën e kryeqytetit të parë bullgar, i cili në kohën e themelimit të shtetit bullgar në vitin 681 ka qenë një nga qytetet më të pasura në Evropë, i njohur për arkitekturën e tij të jashtëzakonshme.

Festivali, i cili na kthen në këtë epokë, do të mbahet më 7 dhe 8 gusht. Pritet që të vijnë mbi 200 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë saj, të cilët do të demonstrojnë mënyrën e jetesës, kulturën dhe traditat e kësaj periudhe të historisë.
“Do të ketë më shumë pjesëmarrës sesa në vitet e mëparshme. Ata janë nga vendi dhe jashtë, sigurisht që bëhet fjalë për destinacione më të afërta, si Rumania për shembull, sepse situata pandemike në mbarë Evropën nuk lejon pjesëmarrjen e grupeve të tjera”, saktësoi para BNR-Varna Zhasmin Përvanov – kryetari i “Shoqatës për rimëkëmbjen dhe ruajtjen e traditave bullgare – Avitoholl” e cila është një nga organizatorët e aktivitetit që nga vetë fillimi.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është rikrijimi i historisë, e tillë siç e njohim nga studimet tona, tha gjithashtu Zhasmin Përvanov.

Aktiviteti do të fillojë me një konferencë shkencore me temë: “1340 vjet nga krijimi i shtetit bullgar dhe 1300 vjet nga vdekja e Hanit Tervel – Shpëtimtari i Evropës.”

Përveç prezantimit të veshjeve të mesjetës, armëve dhe sendeve nga jeta e përditshme, do të ketë gjithashtu demonstrime luftarake, muzikë nga epoka e hershme e Mesjetës, degustime të kuzhinës së Mesjetës. Për fëmijët dhe të rinjtë janë parashikuar trajnime të ndryshme – si qitje me hark dhe beteja me shpatë.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Maja Arsova dhe avitohol.orgTrapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..