Dhe kisha nuk mund të përshpejtojë vaksinimin në Rumani
Fushata rreth vaksinimit kundër Covid-19 në Rumani u vonua dhe në fillim të muajit gusht mezi ¼ nga rumunët janë krejtësisht të imunizuar. Mjaft i vështirë është procesi në zonat rurale. Autoritetet në Bukuresht po mundohen të tërheqin kishën ortodokse të përkrahë vaksinimin, për shkak të valës së katërt të pritur të pandemisë, shkruan Politico. Por, Patriarku 70-vjeçar Daniel është i përmbajtur rreth temës, kurse shumë priftërinj madje janë kundërshtarë të vaksinimit. Skeptikët në vend në lidhje me vaksinat janë shumicë - pothuajse 59% nga popullsia, tregon një studim i Eurofund nga muaji maj. Autoritetet duhej të mbyllnin pjesën më të madhe të qendrave të vaksinimit për shkak të mungesës së vullnetarëve dhe t’i shisnin 1,17 milionë doza vaksina Danimarkës dhe 1 milionë doza Irlandës.
Kroacia është në prag të heqjes së vizave amerikane
Shtetet e Bashkuara bënë një nga hapat e fundit drejt heqjes së vizave për Kroacinë. “Kam nominuar Kroacinë për t'u bashkuar me programin e heqjes së vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e madh të Kroacisë në arritjen e standardeve strikte për vendet pjesëmarrëse në program," shkroi në Twitter sekretari i shtetit Anthony Blinken. Ky zhvillim i procesit është i pritur akoma që nga fillimi i vitit 2021, kur qe shpallur, se refuzimet për të lëshuar viza amerikane për qytetarët kroatë kanë rënë nën 3% - deri më 2,69%, që është një nga kushtet për zhdukjen e regjimit të vizave. Shtetet e Bashkuara kanë regjim vizash me 4 vende në Bashkimin Evropian - Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Qiproja, transmetoi televizioni shtetëror kroat HRT.
Njerëzit pranë presidentit serb e çuan atë në gjykatë për ta shpallur të pafajshëm
Millosh Vuçeviç - zëvendës i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Partinë Progresive Serbe në pushtet, ka ngritur një padi për të ndjekur penalisht kreun e shtetit nën akuzat për lidhje mafioze. Në njoftim Vuçeviç shpjegon se padia është ngritur për të vërtetuar pafajësinë e udhëheqësit serb. “Kam ngritur një padi kundër Aleksandër Vuçiçit dhe kundër Aleksandër Vulinit (ministër i punëve të brendshme). Padia është e përgatitur për të hetuar nëse ka lidhje midis shtetit dhe klanit Belivuk ", tha Vuçeviç. Përpara kësaj u shpërnda informata se Vellko Belivuk- drejtues i një grupi kriminel të dyshuar për disa vrasje brutale, zhvatje, rrëmbime dhe trafik droge, ka zbuluar përpara prokurorisë lidhjet e veta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe njerëz të tjerë nga maja e Partisë Progresive Serbe, transmetoi BGNES.
Kushtetuta e re e Turqisë nuk parashikon largimin e presidentit
Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit të Turqisë është gati me një projekt kushtetutë. Ai u jep qytetarëve të drejtën të paraqesin projektligje në parlament dhe deputetët do të jenë në gjendje të shkarkojnë ministrat dhe nënpresidentin, njoftoi gazeta “Sabah”. Por, heqja do të kërkojë një shumicë absolute me 3/5 nga votat. Nuk parashikohet asnjë votëbesim i drejtpërdrejtë ndaj presidentit, sepse sipas këshilltarëve kushtetues të kreut të shtetit “në sistemin presidencial presidenti zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli dhe merr një votëbesimi nga populli.” Presidenti Rexhep Erdogan shpalli më 1 shkurt 2021 se ka ardhur koha që Turqia të ketë një kushtetutë të re, e cila të zëvendësojë atë të vjetrën, të krijuar gjatë regjimit të ushtarakëve gjatë vitit 1982. Më 5 gusht Erdogani u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij që të shkojnë në çdo shtëpi për t'u shpjeguar qytetarëve përfitimet e kushtetutës së re të ardhshme.
Një situatë krize në Maqedoninë Veriore për shkak të zjarreve të shumta
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli një situatë krize që do të zgjasë 30 ditë për shkak të shpeshtësisë së shtuar të zjarreve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. “Vendimi është marrë për shkak të domosdoshmërisë për një përdorim racional të resurseve kombëtare dhe veprime të koordinuara të të gjitha institucioneve të interesuara, lidhur me shtimin e zjarreve dhe evitimin e shpërndarjes së tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Sipas televizionit “Sitel” situata me zjarret ndryshon në çdo një minutë dhe autoritetet ndaluan çdo lloj lëvizjeje të qytetarëve nëpër pyje dhe nëpër vendet pyjore. Për shuarjen e zjarreve në vend ndihmojnë ekipe dhe teknikë nga Serbia, Bullgaria dhe Sllovenia.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv, Facebook, sitel.com.mkNjë kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..