Pasi “Ka një popull të tillë” – ITN i ktheu mandatin për të formuar një qeveri presidentit, kryetari i grupit parlamentar të partisë Toshko Jordanov tha se pret që projekt-kabineti të mbështetet nga “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!”, “Bullgaria Demokratike” dhe Partia Socialiste Bullgare - BSP. Ai vuri në dukje se deri më tani ITN ka arritur orientime dhe hapa të përbashkët vetëm me të majtën. “Nëse forcat politike duan zgjedhje të reja, ata thjesht nuk do të mbështesin kabinetin, kjo është demokraci”, shtoi ai.
Toshko Jordanov akuzoi gazetarët për përhapjen e “gënjeshtrave” në adresë Momçill Ivanovit të propozuar për Ministrin e Drejtësisë, i cili tërhoqi kandidaturën e tij sot. Sa i përket Ivo Atanasov, i cili e zëvendësoi atë, kryetari i grupit parlamentar tha se ai është një zgjedhje e shkëlqyer.
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..