Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli i Gjimnastikës Ritmike fitoi një medalje të artë në Olimpiadën në Tokio

Foto: EPA/BGNES

Ansambli i Gjimnastikës Ritmike fitoi një medalje të artë në Olimpiadën në Tokio. Pas një loje të saktë dhe të përzemërt, Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madelen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zafirova shkelën në shkallën e nderit në kryeqytetin japonez dhe dëgjuan himnin bullgar. Ashtu si në kualifikueset e djeshme, vajzat bullgare mbetën pa konkurrencë dhe me një total prej 92 100 pikësh nga të dy kombinimet fituan çmimin më të vlefshëm, të cilin deri më tani na mungonte në këtë sport.

Bullgaria largohet me gjashtë medalje nga Olimpiada në Tokio - tre medalje arta të Stojka Krëstevës (boks), Ivet Goranovës (karate) dhe të Ansamblit të Gjimnastikës Ritmike, medaljen e argjendtë të Antoaneta Kostadinovës (pistoletë 10 m) dhe dy medaljet e bronzta të Tajbe Juseinit dhe Evelina Nikollovës (mundje).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD