Në prag dhe në ditën e Fjetjes së Virgjëreshës Mëri15 gusht, ditë kjo e cila është edhe festë e qytetit Nesebër, banorët dhe miqtë e qytetit i drejtojnë lutjet e tyre të zjarrta Nënës së Zotit me shpresë se do të kenë mëshirë për vuajtjet e tyre. Me një procesion liturgjik ata çojnë Ikonën Çudibërëse “Nëna e Shenjtë e Zotit – zonja e Jetës” e cila daton që nga shekulli i XIII. Kjo ikonë njihet edhe si Hyjlindësja e Zezë për shkak të ngjyrave të errëta me të cilat është e pikturuar. Sipas legjendave kishtare forca e saj çudibërëse ka shpëtuar shumë herë gjatë shekujve qytetin dhe për këtë arsye banorët e pranojnë si mbrojtëse e tyre. Kjo ikonë e Shën Mërisë u krijua në stilin bizantin dhe konsiderohet se ajo u soll nga Atoni. Besohet se shëron shumë sëmundje, por mbi të gjitha i ndihmon gratë të kenë foshnja dhe qetëson shqetësimet.
15 gusht është festë e fshatit Arbanasi, rajoni i qytetit Veliko Tërnovo. Aty në manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” ruhet ikona çudibërëse “Hyjlindësja me tre duar” me një aureolë argjendi. Edhe kjo ikonë i ndihmon gratë të bëhen nëna. Manastiri ku ruhet kjo ikonë e shenjtë u ndërtua që në kohën e dinastisë Asenevci, e cila sundoi në kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare në periudhën e viteve 1187 – 1280. Besohet se gratë që duan të bëhen nënë, pas një lutjeje të zjarrtë, vendosin një monedhë në ikonën dhe nëse ngjitet mbi të - Nëna e Zotit i ka dëgjuar ato.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..
Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..
Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan..