Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikonat e Nënës së Zotit në Nesebër dhe Arbanasi ndihmojnë gratë të kenë fëmijë

Foto: nesebar.bg

Në prag dhe në ditën e Fjetjes së Virgjëreshës Mëri15 gusht, ditë kjo e cila është edhe festë e qytetit Nesebër, banorët dhe miqtë e qytetit i drejtojnë lutjet e tyre të zjarrta Nënës së Zotit me shpresë se do të kenë mëshirë për vuajtjet e tyre. Me një procesion liturgjik ata çojnë Ikonën Çudibërëse “Nëna e Shenjtë e Zotit – zonja e Jetës” e cila daton që nga shekulli i XIII. Kjo ikonë njihet edhe si Hyjlindësja e Zezë për shkak të ngjyrave të errëta me të cilat është e pikturuar. Sipas  legjendave kishtare forca e saj çudibërëse ka shpëtuar shumë herë gjatë shekujve qytetin dhe për këtë arsye banorët e pranojnë si mbrojtëse e tyre. Kjo ikonë e Shën Mërisë u krijua në stilin bizantin dhe konsiderohet se ajo u soll nga Atoni. Besohet se shëron shumë sëmundje, por mbi të gjitha i ndihmon gratë të kenë foshnja dhe qetëson shqetësimet.

15 gusht është festë e fshatit Arbanasi, rajoni i qytetit Veliko Tërnovo. Aty në manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” ruhet ikona çudibërëse “Hyjlindësja me tre duar” me një aureolë argjendi. Edhe kjo ikonë i ndihmon gratë të bëhen nëna. Manastiri ku ruhet kjo ikonë e shenjtë u ndërtua që në kohën e dinastisë Asenevci, e cila sundoi në  kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare në periudhën e viteve 1187 – 1280. Besohet se gratë që duan të bëhen nënë, pas një lutjeje të zjarrtë, vendosin një monedhë në ikonën dhe nëse ngjitet mbi të - Nëna e Zotit i ka dëgjuar ato.

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD