Sulmi me shtetësinë e dyfishtë kundër Ministrit të Ekonomisë Kirill Petkov synon të bëjë të pakuptimtë dhe të vërë në dyshim legjitimitetin e të gjitha akteve të kabinetit të përkohshëm, tha para gazetarëve Presidenti Rumen Radev. Sipas tij, qeveria e përkohshme ka prekur seriozisht interesat e mafias dhe ka hedhur dritë mbi veprimet e saj, duke ndërprerë shumë skema.
"Ju i shihni digat e zbrazëta, tashmë është e qartë se sa para janë paguar për riparimet, ju patë edhe ku derdhen kreditë e Bankës Bullgare për Zhvillim," komentoi Kreu i Shtetit.
Sipas tij, "të korruptuarit" po kërkojnë një arsye juridike për ta kthyer orën në kohën e Bojko Borisovit, kur GERB parazitonte buxhetin. Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për rastin e pasaportës kanadeze të Kirill Petkovit në bazë të fakteve dhe përgjigjes së Kanadasë.
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..