Pas një pauze njëvjeçare për shkak të koronavirusit, Panairi i zanateve në qytetin Vidin prapë është fakt. Veprimtaria e sivjetshme organizohet nga 20 deri më 28 gusht dhe sipas traditës u rregullua në ish kazermën ushtarake në afërsi të drejtpërdrejtë të Kështjellës “Baba Vida” (Gjysha Vida).
Më se 120 tregtarë, zanatçinj dhe prodhues prezantojnë prodhimet e tyre gjithë ditën, ndërsa mbrëmjet organizohen koncerte në të hapur. Sivjet theksi është mbi paraqitjen e grupeve dhe interpretuesve nga shtetet ballkanike, kryesisht nga Serbia dhe Rumania. Orkestra Frymore, Ansambli “Dunav”, Orkestra e Bronzit e qytetit, grupe amatore artistike nga rajoni – të gjithë ata do të argëtojnë vizitorët.

Panairi në Vidin daton më shumë se një shekull. Edicioni i tij i parë u mbajt në 1892 me idenë që të ishte vetëm një veprimtari bujqësore dhe blegtore. Në vitin 1935 u vendos që panairi të ishte vjetor, të fillonte në fund të gushtit dhe të zgjaste nga 7 deri në 13 ditë - diçka që vërehet edhe sot. Në atë kohë ngjarja ishte shumë e popullarizuar jashtë vendit dhe shumë të huaj erdhën në të. Pas një pushimi prej 15 vjetësh, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë, Panairi në Vidin u rivendos në 2007, dhe që nga viti 2013 vendi i tij është pranë kalasë “Baba Vida”.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..