Cila është  e përbashkëta midis muzikës klasike, fantastikës dhe kohës së kaluar në  fluturim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep përmbledhja debutuese me tregime  “Fryma e engjëjve” e drejtorit të Filarmonisë së Sofjes - dirigjenti Najden Todorov. 
Kur njeriu i artit është i talentuar, për të nuk ka  kufi dhe roli i tij i një shkrimtari e dëshmon këtë pohim. Për shkak të kohës  së lirë të kufizuar, muzikanti i njohur i shkruan historitë e tij në qiell,  derisa udhëton nga një pikë në tjetrën dhe tregon për botët e brendshme, për  shqetësimet dhe ëndrrat e engjëjve dhe robotëve. Tregon për njerëz që mund të  ndryshojnë ngjarjet ose të “banojnë” në trupat e të vdekurve, që të vazhdojnë  veprat e tyre, kurse forca bazë lëvizëse në tregime është njerëzimi, thelbi i  njeriut dhe dashuria ndaj tij. Motivi është kërkimi i përhershëm i asaj  harmonie, e cila lind muzikën e bukur, tekstin e mirë dhe kuptimin e  ekzistencës. 

Përmbledhja “Fryma e engjëjve” do të prezantohet më 2 shtator në kuadrin e festivalit “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Najden Todorov ka lindur në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1974. Arsimin e tij muzikor e merr në Vjenë, e cila me kalimin e kohës kthehet në shtëpinë e tij të dytë. Ka punuar dhe në Izrael, ka dirigjuar dhjetëra grupe nëpër të gjithë botën. Në Bullgari ka punuar me Filarmoninë e Plovdivit dhe me Operën e Ruses, kurse që nga viti 2017 është drejtues i filarmonisë së Sofjes.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..