Më 30 gusht Kisha Ortodokse Bullgare feston transferimin e eshtrave të Shën Alexander Nevskit dhe Ditën e Shën Aleksandrit të Kostandinopojës, i cili ka jetuar gjatë udhëheqjes së Kostandinit të Madh.
Princi Aleksandër I Jaroslaviç Nevski ka qenë princ rus i Principatës Vladimir-Suzdal në periudhën 1252-1263. Një nga betejat e tij të rëndësishme në emër të Ortodoksisë ishte kundër suedezëve, pranë lumit Neva, më 15 korrik 1240. Pas fitores, princi mori pseudonimin Nevski.
Më 30 gusht 1724 gjatë udhëheqjes së perandorin Pjetri I, lipsanat e Shën Aleksandër Nevskit u transferuan solemnisht dhe u varrosën në kryeqytetin e atëhershëm rus Shën Petersburg në një vend të ndërtuar posaçërisht. Disa nga këto lipsana ruhen në Katedralen “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, e cila sot shënoi solemnisht festën e shenjtorit-mbrojtës të saj.
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..