Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Rajonin “Podujane” diskutohet se si rrënojat e një vile romake të shndërrohen në pjesë të gjallë të kryeqytetit

Foto: Rajoni "Podujane"

Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës romake “Rustika”, e zbuluar në vitin 1967 në lagjen “Stefan Karaxha” në Podujane, një rajon i kryeqytetit.

“Vila Rustika” është një fenomen arkeologjik që ruan gjurmët e jetës në këto troje nga afërsisht dy mijë vjet më parë. Sot duam ta shndërrojmë këtë vend me histori në një pjesë të rregulluar, të aksesueshme dhe të gjallë të lagjes – një hapësirë që bashkon të kaluarën me të ardhmen”, shkroi në faqen e tij në Facebook kryetari i lagjes, Kristian Hristov.

Ndërtesat banimi dhe ato ekonomike, si dhe oborri i shfrytëzuar, ndodhen nën pallatet bashkëkohore. Në hapësirën mes ndërtesave mund të shihen mbetjet e mauzoleut emblemë të kësaj vile. Ka të dhëna që oborri i Vilës “Rustika” zë një sipërfaqe prej rreth 5 dynymësh. Pas pushtimit gotik, kur vila u braktis dhe u shemb, këtu u vendos popullsi trake, e cila përdori mauzoleun si tempull dhe varrezë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Rajoni "Podujane"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..

botuar më 25-11-10 6.10.PD

Politikanë, diplomatë dhe ushtarakë – heronjtë e një muzeu të ri në Sofje

"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..

botuar më 25-11-02 8.00.PD

Para 840 vjetësh, mbretërit Petër dhe Asen rivendosën shtetin bullgar

Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..

botuar më 25-10-26 9.15.PD