"Dueli" është një këngë nga P.I.F. 5 - albumi i pestë i grupit me të njëjtin emër. "Dueli" është gjithashtu pjesë e albumit me këngë të përmbledhura, i cili u përgatit nga Ivan Vellkov (kitarë), Martin Profirov (bateri) dhe Hristo Mihallkov (bas). Ata e bënë atë pasi Dimo Stojanov, i katërti në grup, frontman dhe themelues i P.I.F., nuk arriti të fitojë betejën kundër Covid-19, dhe vdiq në moshën 45 vjeç.
Të tre janë gati edhe me albumin “P.I.F. 6 ”, i cili përmban këngët e fundit të incizuara nga Dimo.
Më 2 shtator, si pjesë e Festave të Arteve “Apolonia”, interpretues të famshëm bullgarë të muzikës pop dhe rock do të japin një koncert në kujtim të muzikantit të dashur. Videoja e këngës “Dueli”, e regjistruar katër vjet më parë, por e përfunduar muajt e fundit, gjithashtu u publikua kohët e fundit.
"Dhe dueli fillon ... Kush do të fitojë? Ose Jeta, ose Vdekja” është refreni që përsëritet në këngë. Muzika dhe teksti janë të Dimo Stojanovit.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”