Takohen në Vjenë si pjesëmarrës në formacionin xhaz të një kolegu të tyre. Lubomir Gospodinov është nga Bullgaria, Nikola Stanošević– nga Serbia. I bashkuan rrënjët e tyre ballkanike dhe interesi ndaj eksperimenteve etno-xhaz, veçanërisht me ritmet e pabarabarta, që janë më mirë të ruajtura dhe më të larmishme në muzikën folklorike bullgare. Kështu ata e vunë fillimin e projektit shumë interesant dhe të suksesshëm “Devet”. Pak më vonë si mysafire në disa këngë, atyre iu bashkua këngëtarja Jelena Krstić – gjithashtu nga Serbia. Dhe në një mënyrë shumë ballkanike kontaktet profesionale u shndërruan në një miqësi të ngushtë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në atmosferën multi kulturore të kryeqytetit austriak një bashkëpunim i tillë është një gjë e zakonshme. Për tre muzikantët – Lubomir, Nikola dhe Jelena është një shans unik për të ndarë dhe për të pasuruar idetë e tyre të përbashkëta – të tre u rritën me traditën ballkanike, morën një arsim klasik dhe janë të dashuruar me muzikën improvizuese. Më pak se një muaj më parë duo Devet dhe Jelena morën pjesë në Bansko Xhaz Fest, gjë e cila ishte shfaqja e tyre e parë tek ne. Pas koncertit dhanë edhe intervistat e para për Radio Bullgarinë.
Jelena vjen nga një familje muzikantësh. Lindi në Kovin, Banatin Jugor ku mësonte piano dhe këndim klasik. Mbaroi konservatorin në Grac, ndërsa në Vjenë u diplomua në pedagogji, këndim klasik dhe xhaz. Ajo ka një shkollë private të këndimit dhe krijoi një sistem të vet mësimor të cilin arriti ta përshkruajë gjatë bllokimit në kohën e pandemisë. Nxënësit e saj janë nga SHBA-ja, Rusia dhe vende të ndryshme të Evropës. Një nga periudhat më aktive në karrierën e saj ishte si pjesë e grupit të Jose Feliciano, kur këndonte në gjithë botën dhe ndante skenën me muzikantë legjendarë. Thotë se i pëlqen sinqerisht vendi ynë – i pëlqen mentaliteti i bullgarëve, arkitektura, ushqimi dhe natyrisht - folklori ynë. Publiku në Bansko pranoi me entuziazëm interpretimin e saj të një kënge të njohur popullore bullgare, të cilën Jelena e mësoi dy javë par koncertit.
“Më pëlqen të këndoj të gjitha llojet e muzikës, veçanërisht atë ballkanike. Më pëlqejnë ritmet e pabarabarta. Duhet të them se të këndoj në bullgarisht më bën të lumtur. Ndjenja është e mrekullueshme.”
Nikola Stanošević gjithashtu është nga një familje muzikantësh. Filloi t’i bie pianos që kur ishte 6 vjeç në qytetin e lindjes Kraguevac. U diplomua në konservatoret në Linc dhe Vjenë. “Kjo është gjithçka që kam – pianoja ime xhaz, përmes së cilës shprehem. Kur dikush dëshiron të më njeh e ftoj në një koncert – kështu mund të mësojë gjithçka për mua” – prezantohet Nikola. Në Austri është që prej 20 vitesh, jep mësime, realizon projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe me vëllezërit Vlladigerovi, të cilët gjithashtu jetojnë në Vjenë. Ai interesohet për punën e muzikantëve të tjerë bullgarë. Teodosij Spasov është një nga muzikantët e tij të preferuar.
“Si fëmijë ëndërroja të jetoj në një qytet të madh ku të më njohin për muzikën time. Mund të them se e realizova ëndrrën time shumë shpejt pasi u vendosa në Austri. Me Lubomir u takuam në vitin 2005 kur luajtëm bashkë në një xhaz bend. Vepra e parë të cilën e ekzekutuam ishte “Devet” (Nëntë) e njohur nga repertori i Teodosij Spasovit dhe Vllatko Stefanovskit. Kjo është një nga arsyet të quajmë dyshen tonë “Devet”, si dhe albumin tonë të parë, të cilin e incizuam tri vjet më parë. Shpresoj që të kam edhe mundësi të tjera të luaj në Bullgari, si dhe në të gjitha trojet tona ballkanike ku njerëzit kënaqen me muzikën tonë, kuptojnë gjuhën, dinë ritmet karakteristike mbi të cilat ne e krijojmë muzikën tonë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..