Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gabi e cila jeton në Dublin dhe rruga e saj drejt majave muzikore

Foto: arkiv personal

Një nga bullgarët e shumtë të vegjël nëpër botë priti me shumë emocion ditën e parë shkollore në mijëra kilometra nga Bullgaria. Pavarësisht se është larg nga atdheu, Gabriella Ivanova nuk pushon së mësuari gjuhën dhe kulturën amtare në Shkollën Bullgare “Rajna Knjaginja” në Dublin. Ajo mbërrin në kryeqytetin irlandez përpara një viti, bashkë me prindërit e saj dhe pohon se, tanimë është përshtatur me mjedisin e ri dhe ka shokë të shumtë irlandezë. Pohon se ajo e cila e lidh më tepër me atdheun është dashuria ndaj muzikës bullgare.  

Gabi është vetëm 11 vjeçe, por tashmë ka mbi 30 dekorata kombëtare dhe ndërkombëtare muzikore. Kur ka qenë 4 vjeçe e gjysmë e kanë pranuar në korin e fëmijëve Pim-Pam. Ka qenë në klasë të parë kur ka marrë pjesë në korin e Fëmijëve të Filarmonisë së Sofjes, merret me pop, xhaz dhe këngë popullore, luan në piano, kurse në Dublin shkon në shkollën artistike Broadway pranë Gaiеty theater. Zëri i saj është fenomenal me një diapazon mjaft të gjerë. Kjo duket më qartë, kur fillon të këndojë këngë popullore. “Më vjen shumë mirë të këndoj muzikën tonë popullore, ndihem krenare në momente të tilla. Muzika bullgare është shumë e bukur, por dhe e vështirë për t’u kënduar”- shënon Gabi. 

Gabi në konkursin “Burimi i Orfeut”

Pavarësisht se jeton në Irlandë, vajza këmbëngul që të marrë përgatitjen e vet muzikore prej pedagogëve bullgarë. Por, si kalon arsimi i saj? “Ata lidhen me mua në skype. Unë kam në telefonin tim pjesë këngësh të ndryshme si regjistrime dhe filloj të këndoj në online. Mësuesi më dëgjon dhe më korrigjon. Formohet një gjë shumë e mirë!”- pohon Gabi. Dhe një ndodhi nga shkolla e saj irlandeze: 

“Tani, për shkak të koronavirusit, nuk na lejojnë të këndojmë në klasë. Por, njëherë kur bëra prezantimin e kostumeve popullore bullgare dhe të traditave në shkollë, fëmijët mu lutën fshehurazi t’u këndojë diçka. Por, ama unë kur këndoj, nuk mundem të këndoj me zë të ulët dhe të butë. Dhe kur fillova të këndoj, atyre u hapën sytë - ishin të mahnitur!”- tregon Gabi.  

Paraqitja e saj e fundit është videoja muzikore “Me mua dhe ty”, prodhuar nga këngëtari hip-hop dhe R'n'B bullgar, producent dhe drejtues të programeve VenZy. 

Vet VenZi merr pjesë në video, si dhe shokët e Gabit. Kënga na kthen në ditët tona më të shkujdesura të fëmijërisë, për të na rikujtuar se çfarë është përsëri të jesh i vogël dhe pozitiv. “Mesazhi është sesa e rëndësishme është të kesh shokë, të ketë marrëdhënie të përbashkëta të mira midis njerëzve, të mos ketë urrejtje”-thotë Gabi. Dhe shton se, midis provave, pjesëmarrjeve nëpër konkurse dhe shkrimit të detyrave, i mbetet mjaft kohë për të lozur dhe për të komunikuar. Pohon se me një kënaqësi viziton shkollën bullgare në fund të javës. Në sajë të pedagogëve bullgarë në Dublin, vajza nuk mbetet mbrapa dhe nga sistemi ynë arsimor.  

Gabi dhe VenZi

“Programi është absolutisht i njëjtë, por në një lloj më të vonuar, është më i larmishëm! Si tërësi çdo gjë është bërë si një lojë, për të na treguar se mësimi mund të jetë i këndshëm, me idenë të na frymëzojnë të shkojmë me një kënaqësi në shkollë”- thotë Gabi. Por, si e përfytyron ajo të ardhmen? “Tu them të drejtën dua të bëhem një këngëtare e njohur dhe të shkoj në konkurse të mëdhenj ndërkombëtar, si “Eurovision”. Por, si do ta arrijë këtë? - me shumë punë, me shumë ushtrime, por dhe...me ndihmën e mamasë, e cila gjithmonë më përkrahë. Mami im është një super-mama!” thotë në përfundim Gabi. Kurse ne i urojmë shumë sukses talentit të ri!” 

Gabi me shokët e saj të klasës nga Shkolla Bullgare në Dublin

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: arkivi personal 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD