Dita e parë shkollore gjithnjë është një festë për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Edhe fëmijët e rritur të zhytur në problemet e tyre adoleshente emocionohen, zgjedhin me kujdes veshjet e tyre dhe natyrisht blejnë lule për mësuesit e tyre të preferuar. Kjo traditë është e shtrenjtë për ne trashëgimtarët e sotëm të brezave të tëra bullgarësh me një dashuri shekullore ndaj arsimit.
Dihet se shkollat bullgare në trojet tona u krijuan në shekullin e IX. Ato u themeluan nga Princi Boris pas ardhjes së nxënësve të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Gjatë sundimin osman pothuajse çdo vendbanim kishte shkollën e vet të mbështetur nga të gjithë në komunitetin sipas gjendjes materiale. Në vitet 30-të të shekullit XIX u shfaq i ashtuquajturi sistemi i mësimit të ndërsjellë, në të cilin për shkak të mungesës së mësuesve të mjaftueshëm, nxënësit më të përparuar mësuan fillestarët. Sidomos i madh është roli i shkollës për Rilindjen Kombëtare Bullgare, kur ajo ishte jo vetëm në vatër arsimore, por edhe kulturore. Në atë kohë mësuesit ishin edhe muzikantët, kompozitorët, shkrimtarët, artisët. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane (1878) shumë bullgarë studiuan në Rusi ose në universitete prestigjioze evropiane. Duke u kthyer në atdhe, disa prej tyre u bënë mësues. Ndër ta ishte edhe Stojan Beshkov. Ai lindi në qytetin Svishtov dhe mësoi muzikë te Janko Mustakov – krijuesi i korit të parë të përzier tek ne. Në vitin 1885 Beshkov u diplomua në shkollën muzikore në Odesë. Pas kësaj ai jepte mësime në qytete të ndryshme të Bullgarisë, dhe më gjatë në qytetin Vrana, ku ndër nxënësit e tij ishin Dobri Hristov (një nga kompozitorët e parë profesional tek ne) dhe Petër Rajçev (këngëtari i parë operistik bullgar me karrierë botërore). Stojan Beshkov krijoi muzikën e këngëve të mrekullueshme shkollore, megjithëse autorësia e tij për disa prej tyre nuk dihet gjerësisht. Ndër to është “Fëmijë e bukur” sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Edhe më sot kjo këngë është e dashur për breza të tëra dhe tingëllon ditën e parë shkollore.
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..