Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje në Montmartre të Sofjes

Banja Qendrore e Sofjes
Foto: arkiv

Kryeqyteti bullgar Sofja ka pësuar shumë ndryshime në pamjen e tij arkitektonike që nga shpallja e tij si qendër administrative, kulturore dhe publike e vendit në vitin 1879. Me gjithë  kalimin e pamëshirshëm të kohës dhe ndryshimet që sjell me vete, qyteti arrin të ruajë shpirtin, historinë dhe një pjesë të shtëpive të ish zyrtarëve të tij të dikurshëm, në dy lagje të kryeqytetit - ajo pas Banjës Qendrore me një ujë mineral dhe ajo e krahasuar me Montmartren e Parisit / lagja artistike e Parisit/, Llozenec

Lagja Llozenec bëhet e njohur si një qendër e bohemës së Sofjes, akoma gjatë vitit 1921, sipas dëshmive të para për ardhjen dhe ngulitjen e tyre. Ajo mbetet e tillë dhe deri më sot dhe për shkak të disa prej terreneve më të shtrenjta në qytet. Në pjesën më të vjetër të Llozenecit, pronat janë të paçmueshme, jo kaq për shkak të vendndodhjes së tyre sesa për personalitetet, të cilët jo thjesht banojnë në to, por i gjallërojnë dhe përjetojnë. Duke bërë një shëtitje nëpër rrugët e qeta dhe të gjelbra, papritur biem në makinën imagjinare të kohës dhe e lëmë veten që ajo të na shpjerë në vitet kur kanë jetuar njerëz, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe lulëzimin e vendit tonë. Mes tyre janë shkrimtari Elin Pelin, themeluesi dhe drejtor i parë i Radios Kombëtare Bullgare Sirak Skitnik, aktori Krëstjo Sarafov. Shtëpitë e tyre janë të projektuara prej disa nga arkitektët më të njohur vendas si Georgi Ovçarov, Jordan Millanov. Ballkone të gdhendura, basorelieve të gurta, shatërvane të bukura, në disa vende të lagjes bashkëjetojnë edhe sot e kësaj dite me kopshte të pastra që tërheqin sytë e kalimtarëve. Një nga ndalesat e detyrueshme në shëtitjen tonë mbrapa në kohë është shtëpia e artistes së njohur bullgare Adriana Budevska. E kthyer në një hapësirë për ekspozita, lexime letrare dhe koncerte të dhomës, shtëpia me siguri  ruan kujtimin për banuesen e vet të njohur. Ajo ka vdekur në të në moshën 70 vjeçare, pas  një jete të denjë - nga maja e lavdisë deri në një harresë të plotë dhe mohim, të pasuar nga një njohje mezi aty gjatë fundit të rrugës së saj tokësore. 

Përpiloi: Joan Kolev 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vëllazëria e Bardhë pret Vitin e Ri Hyjnor

Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..

botuar më 25-08-19 5.55.PD

Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..

botuar më 25-08-18 11.08.PD

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD