Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Bruksel ka rezerva ndaj iniciativës regjionale “Ballkan të Hapur”

Administrata e Brukselit vlerëson negativisht nismën për “një mini Shengen” ose “Ballkan të Hapur” të liderëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendon, se ajo minon integrimin evropian të regjionit. Komisioni Evropian konsideron se iniciativa e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Zoran Zaevit është krejtësisht e papajtueshme me iniciativën për zhvillimin regjional bashkë me Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, theksojnë burime diplomatike në Bruksel. KE mendon, se kjo iniciativë nuk duhet të mbështetet sepse ul partneritetin strategjik të BE-së me Ballkanin dhe hap vend për SHBA-në si një partner i vetëm strategjik i vendeve ballkanike. BE do të ndërmarrë masa për të minimizuar këtë iniciativë, theksojnë burimet diplomatike.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan 11 marrëveshje

Në Shkup qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një mbledhje të përbashkët. Çdo përmirësim i marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje sjell stabilitet dhe prosperitet në gjithë rajonin, prandaj mirëpresim dialogun e udhëhequr nga BE midis Serbisë dhe Kosovës dhe do të mbështesim një zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët, tha Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se takimi qeveritar është një moment historik për bashkëpunimin midis dy vendeve fqinje. U nënshkruan 11 marrëveshje të cilat përfshijnë bashkëpunim në projekte transkufitare. U kontraktua lidhja e autostradës maqedonase deri në Shkup me autostradën kosovare deri në Tiranë, te pika kufitare Bllacë. Do të lehtësohet edhe kontrolli kufitar. Analizohet mundësia për hapjen e një pike të re kufitare midis Tetovës dhe Prizrenit. Do të realizohet edhe një projekt i përbashkët i skive, i cili do të lidhë pushimoret në malin Sharr, Brezovica dhe Kodra e Diellit” njoftoj sajti lokalno.mk.

Greqia po thellon bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në

Greqia dhe SHBA-ja do të arrijnë një marrëveshje pesëvjeçare për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes, njoftoi Kryeministri grek Kiriakos Micotakis gjatë Panairit të 85-të Ndërkombëtar në Selanik. Sipas tij kjo është “një ripohim për praninë e SHBA-s në Greqi, si dhe për bashkëpunimin strategjik midis të dy vendeve”. Kryeministri grek mendon, se partneriteti me SHBA-në në asnjë mënyrë nuk i pengon bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me vende të tjera si për shembull me Francën. “Ne harxhojmë më shumë se 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto për mbrojtje” theksoi Micotakis në eterin e televizionit kombëtar ERT1. Sipas një kontrate nga viti 2019 Pentagoni zgjeron bazën e tij ushtarako-detarë në Suda në ishullin Kretë, si dhe shfrytëzimin e bazave ajrore pranë Larisa, në Stefanovikio dhe pranë portit Aleksandrupolis.

Ballkani Perëndimor ka një rrugë të gjatë drejt BE-së

Serbia e ka të qartë se nuk do të aderohet në BE, përderisa nuk do të zgjidhet çështja kosovare, por është për gjetjen e zgjidhjes kompromisi, tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kohën e vizitës së Kancelares gjermane Angella Merkell në Beograd. Çështja kosovare duhet të zgjidhet përfundimisht para pranimit të Serbisë në BE. Serbia si dhe shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, akoma kanë një rrugë të gjatë para se të aderohen, tha Merkell në një konferencë të përbashkët për shtypin me Vuçiçin. Kancelari theksoi, se integrimi i Ballkanit Perëndimor iu përgjigjet interesave gjeostrategjike të BE-së dhe shtoi, se ai i konsideron Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Merkell shprehu disa rezerva në lidhje me nismën për “Ballkanin e Hapur” dhe theksoi se ajo preferon tregun ekonomik rajonal në kuadër të “Procesit të Berlinit”, transmetoi BGNES.

Klerikët në Qipro që predikojnë kundër vaksinave kundër Covid do të ndëshkohen

Klerikët në Qipro që predikojnë kundër vaksinimit kundër koronavirusit nuk do të marrin një rrogë dhe madje mund të hiqen, sipas udhëzimeve të reja nga Kisha Ortodokse Qipriote. Në të njëjtën kohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vatra të Covid në kisha dhe manastire. Sinodi i Shenjtë në Nikozi ka marrë ankesa se klerikët nuk respektojnë vendimin e atllarëve të kishës në mbështetje të vaksinimit dhe vazhdojnë të mashtrojnë besimtarët në lidhje me të, njoftoi Kryepeshkopi i Qipros Hrisostomos i Dyti. Këta priftërinj do të thirren “për t’i kërkuar falje si Sinodit ashtu dhe shoqërisë të cilën e mashtruan me predikimet e rreme”, përndryshe ata do të ndëshkohen, paralajmëroi kreu i kishës qipriotë, transmetoi nga ishulli korrespondentja e BNR Branisllava Bobanac.

Në Turqi e luftojnë inflacionin me predikime

Në një fjalim në qytetin qendror të Anadollit, Kirshehir, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan premtoi se së shpejti do të vendosen një sërë masash për të kontrolluar inflacionin në vend. Majin e tretë me radhë gjatë gushtit nënvleftësimi i lirës turke arriti një normë vjetore prej 19.25 për qind. Ndërkohë, qeveria urdhëroi xhamitë të predikojnë të premten, duke paralajmëruar shitësit të mos i fryjnë çmimet e mallrave, njoftoi Agjencia “Bloomberg”. “Besimtarët duhet të shmangin tregun e zi dhe të mos veprojnë në mënyrë oportuniste”, thuhet në predikimin e së premtes, sipas faqes së internetit të Drejtorisë së Çështjeve Fetare (Dianet). Myslimanët ortodoksë “nuk i kthejnë njerëzit në viktima duke rritur çmimet”, thuhet në predikim.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD