Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe Nënpresidenti nuk do të jenë kandidatë partiakë

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Po krijohet një komitet iniciative për të propozuar kandidaturën presidenciale të Rumen Radevit dhe Ilijana Jotovës, njoftoi vetë Jotova në Svishtov. "Do të ketë njerëz me ngjyra të ndryshme politike, me ide të ndryshme. Midis tyre do të jetë elita e Bullgarisë. Ne nuk do të donim të ishim një instrument në duart e partive politike, kjo nuk është fryma e institucionit presidencial," tha ajo.

Lidhur me partinë e re të ish-ministrave në detyrë Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, Nënpresidentja Jotova komentoi: "Unë mendoj se këta njerëz do të tërheqin kryesisht fëmijët tanë." Kjo parti është e ngjashme me partinë "Franca përpara" të Presidentit Emmanuel Macron dhe me programin e partisë “Qytetarët” në Spanjë, shtoi Jotova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD