Aksidenti me një helikopter ushtarak Mi-24 në Bregun e Fildishtë më 10 shtator në pjesën veriore të vendit, ku vdiqën pesë persona, përfshirë tre bullgarë, ishte për shkak të motit të keq. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura, gjeneral Lassina Doumbia, cituar nga AFP, pas hetimit të zhvilluar, transmetoi BGNES.
Kërkuesit kanë arritur të rimëkëmbin një nga kutitë e zeza të helikopterit dhe të gjejnë eshtrat e pesë anëtarëve të ekuipazhit. Helikopteri ka qenë në mision, tha zëdhënësi i qeverisë Amadou Coulibaly pa dhënë detaje. Viktimat në Bregun e Fildishtë do të nderohen në Abixhan të premten. Do të organizohet një ceremoni në nder të instruktorëve të huaj para riatdhesimit të trupave të tyre.Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..
Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..