Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është Dita Botërore e Turizmit

Cilësia e shërbimit është pasojë e investimit tek nëpunësit

Foto: Darina Grigorova

Cila është formula për sukses në turizëm në një kohë pandemie? Për shumicën e hotelierëve kjo doli si një detyrë mjaft e vështirë me shumë të panjohura, në sfondin e një panorame epidemiologjike gjithnjë në ndryshim. Në të njëjtën kohë, disa të tjerë, falë zgjuarsisë së tyre në menaxhimin dhe organizimin e aktiviteteve, ishin në gjendje të ruajnë nivelin dhe të përmbushnin kapacitetin me klientët e tyre të rregullt. Ata shumë shpejt u përshtatën me kërkesat e reja, duke ruajtur cilësinë e shërbimit dhe krijuan kushte të parrezikshme për klientët e vet. Kurse cilësia në shërbim vjen dhe nga investimi në nëpunës - pikërisht ata i detyrojnë turistët të ndihen të kënaqur dhe të duan të kthehen përsëri. Kjo është dhe formula e suksesit të një kompleksi hotelesh në vendpushimin Primorsko, i cili sipas traditës mbledh ekipin e vet nga vendet e ndryshme nëpër botë: 

Mirosllav Stojçev

“Sivjet patëm dhe ukrainas, po kështu dhe kameriere nga Kirgistani dhe Kazakistani - shënon menaxheri i kompleksit Mirosllav. Për vitin e ardhshëm planifikojmë të marrim stazhierë nga shkolla e turizmit në Pirot (Serbi). Nga Polonia dhe Hungaria  po kështu kishin ardhur në stazh vajza dhe djem , kurse mot mund të vijnë dhe nga Turqia.”

Që të gjithë ata mundin të përfshihen mjaft mirë në ritmin e punës dhe të mirëmbajnë nivelin e shërbimit në mënyrë të përsosur. Motivacioni për ekipin  janë mundësia për rritje dhe qëndrimi i menaxherëve, të cilët marrin një pjesë aktive në procesin e punës dhe përkrahin nëpunësit e vet:


“Ne jemi si një familje e madhe - po vazhdon Mirosllav Stojçev. Pavarësisht nga fakti se kush nga cila fe është dhe nga cila kombësi - ne respektohemi në mënyrë të përbashkët. Punojmë në një ekip. Veçanërisht kemi animatorë francez, të cilët çdo vit janë të ndryshëm dhe që të gjithë janë të kënaqur nga larmia. Kemi kolegë të shumtë nga restoranti, madje dhe në recepsion, të cilët janë zhvilluar tek ne. Kur e vërejmë punën e tyre, në kuadrin e një, dy vjetëve, menjëherë u japim mundësi të zhvillohen në një nivel më të lart. Veçanërisht, shumë prej tyre tanimë mësojnë në universitete në degët turizëm dhe hotelieri. Shkojnë në stazh jashtë shtetit, kthehen këtu me një përvojë mjaft më të madhe në sferë dhe po zhvillohen”.

Kurse rezultati nga kjo formë e organizimit dhe e drejtimit mund të ndiqet në sajtet e ndryshme turistike. Atje hoteli zë një pozicion drejtues në renditjen e konsumatorëve, që është një tregues për cilësinë e shërbimit, kushtet dhe qëndrimin:


“Tre vjet me radhë fituam çmimin e parë e një vargu francez - tregon Mirosllavi dhe sqaron: Bëhet fjalë për 50 hotele në të gjithë botën. Çmimi është mbi bazën e anketave, të cilat i plotësojnë turistët pasi ikin. Kurse një restorant më i mirë do të thotë jo vetëm ushqim, por dhe atmosferë, shërbim - çdo gjë është komplekse. Vendi gjithashtu është shumë i veçantë dhe i tërheq turistët dhe personelin të kthehen përsëri.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD