Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.
Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".
Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, Ani PetrovaNjë ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor,..