Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për tetorin me përmasë 94.54 leva / MWh – pa taksa dhe akcizë. Rritja është me 36.2%. Në vendimin e rregullatorit është shënuar se rritja e çmimit të gazit natyror në tetor pasqyron trendin e rritjes së mprehtë të çmimeve të karburantit blu në tregjet ndërkombëtare të gazit. Në një konferencë drejtori ekzekutiv i “Bullgargazit” Nikollaj Pavllov njoftoi se pavarësisht rritjes së çmimeve, konsumatorët bullgarë paguajnë 26-30% më pak se çmimet në tregjet evropiane. Çmimi është i vlefshëm deri në fund të muajit, njoftoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.
Vetëm nga prilli deri në shtator çmimi i gazit tashmë është dyfishuar nga 33.20 leva / mWh në 69.4 leva / mWh, kujton “Dnevnik”.Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..