Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Piano Extravaganza“ – një tufë lulesh vjeshte me kryevepra të pianos për adhuruesit e muzikës

Festivali mbahet nga 2 tetori deri më 9 nëntor

Foto: piano-extravaganza.com

“Piano Extravaganza“ është një nga ngjarjet më të pritura muzikore të vjeshtës tek ne – për shkak të programit, të përbërë prej veprave të panjohura ose të luajtura shumë pak në piano nga trashëgimia botërore muzikore, të ofruar prej interpretuesve të shquar.

Vet themelimi i festivalit gjatë vitit 2011 qe një ngjarje e rëndësishme - siç e dimë festivale të ngjashme nëpër botë pothuajse nuk ka. Krijues dhe drejtor artistik është pianisti ynë i njohur dhe pedagog Ljudmill Angellov. Ai gjithmonë nënvizon se “Piano Extravaganza“ për të është një ëndërr e realizuar dhe ka një vend special mes festivaleve të tjera, të cilat i organizon tek ne dhe në Spanjë, ku u vendos përpara disa dekada më parë.

Ljudmill Angellov

“Bëmë çdo gjë të mundur të mos të ketë një vit bosh, të vazhdojmë përpara në kushtet e Covid-19, si dhe vjet - tha përpara Radio Bullgarisë profesori Angellov. Kemi marrë të gjitha masat - 50% janë vendet e zëna në sallë, distanca - kushtet e zakonshme me të cilat, mjerisht sikur filluam të mësohemi. Mund të them se përsëri kemi një program të shkëlqyeshëm. U jam shumë mirënjohës artistëve, më në veçanti atyre, të cilët pranuan të udhëtojnë nga jashtë, që të mund të luajnë tek ne në këto kohëra të një kufizimi. Ky është një gjest vërtetë i madh.”

Në të gjitha edicionet e deritanishme aksenti kryesor është mbi recitalet pianistike. Sivjet ato janë pesë - nga përgjithësisht 9 koncerte.

“Hapja i është besuar Julian Trevelyan, i cili gjatë këtij viti u bë një nga fituesit e konkursit “Geza Anda” në Zvicër. Në këtë mënyrë shënojmë dhe 100 vjetorin nga lindja e patronit të këtij festivali-të rikujtojmë se  Geza Anda është një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit të 20. Koncertin po e realizojmë me ndihmën e Geza Anda Foundation & Competition. Gëzohem shumë, se ky pianist i jashtëzakonshëm i ri britanik do të vijë për herë të parë në Bullgari. Recitali tjetër i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës është e Antonio Soria. Ai do të prezantojë një program krejtësisht spanjoll... Vjen Alexander Molofeev, shpresa e re e shkollës ruse për piano. Jo rastësisht, maestro Valerij Georgiev e përkrah këtë talent, duke e ndihmuar të paraqitet. Më 2 nëntor është koncerti i Valeria Vasilenkos-një nga pianistet më të reja e më të shquara të Bullgarisë me çmime të shumta ndërkombëtare, e cila ia kushton paraqitjen e saj në kujtim të Dmitrij Bashkirov. Më 9 nëntor është mbyllja e festivalit me Szymon Nehrid, ylli i shkollës polake për piano, mbajtëse e çmimit të parë nga konkursi “Arthur Rubinshtein” International Piano Competition in Tel Aviv, kurse përpara se të vijë në Sofje do të marrë pjesë në konkursin e madh “Chopin” në Varshavë. 

Por, çfarë të presim akoma:

“Sipas traditës përfshijmë dhe një koncert me këngë, në të cilin do të kem kënaqësinë të jem në skenë me sopranon bullgare të njohur botërisht Krasimira Stojanova, më 17 tetor në sallën “Bëllgaria”. Duhet të them se, i gjithë festivali po zhvillohet në një partneritet me filarmoninë e Sofjes dhe është një pjesë nga Kalendari Kulturor i Bashkisë së Kryeqytetit, i përkrahur po kështu nga Ministria e Kulturës”.

Më 27 tetor festivali shënon 100 vjet nga lindja e Piakola - me koncert të ansamblit të dhomës, një pjesë nga i cili është vet Ljudmill Angellovi.

“Kemi dhe akoma dy ngjarje të tjera - koncert të Filarmonisë së Sofjes në të cilin do të ketë solo Valentina Lisitsa nga Ukraina - po kështu një interpretuese me famë botërore. Ky koncert është si të thuash, një peshqesh nga Filarmonia e Sofjes. Do të ketë dhe një “Duel të improvizimeve”, në të cilin Angell Nikollov dhe Martin Markov do të improvizojnë mbi tema, të dhëna në çast, kurse një juri do të përcaktojë fituesin. U formua një tufë interesante prej pianistëve me programe të ndryshme, të cilat do të kënaqin edhe dëgjuesit më kërkues.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD