E zhytur në përqafimin e malit pak të njohur Rrzhëna, Manastiri “Lindja e Hyjlindëses” pëshpërit një legjendë mesjetare e ruajtur edhe sot e kësaj dite. Dhe kisha e tij me shtatë altarët të shndërruara në shtatë paraklise kushtuar shtatë shenjtorëve bullgarë, nuk e ka shokun në tokat ortodokse.
Sipas legjendës në shekullin e IX shtatë vëllezër fisnikë themeluan këtë shenjtërore lartë në gjinjtë e malit dhe përreth krijuan shtatë vendbanime – Ogradishte, Bukuvec, Osenovllag, Ogoja, Leskovdoll, Lakatnik dhe Zhelen. Vëllezërit e ndërtuan kishën e manastirit me shtatë altarë, nga një për secilin, prandaj edhe njerëzit e quajtën vendin “Sedemte Prestolla” (Shtatë Altarët). Në altarin qendror të kishës bujarët vendosën ikonën e Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar, e sjellë ndoshta nga Mali i Shenjtë, ndërsa në njërin nga të tjerët – imazhin e Shën Toma i Pabesë.
“Festat e manastirit janë dy – Ditën e Lindjes së Nënës së Zotit dhe Javën e Tomait – tregon teologu Petër Vutov. –Ato dy ditë gjithnjë vijnë besimtarë për të fjetur këtu. Kur bëjmë pelegrinazhin nëpër gjurmët e lipsaneve të Shenjtorit Ivan Rillski me besimtarët, kalojmë rrugën nga Manastiri i Çerepishit përgjatë gjithë vargmalit Rrëzhana. Ne flemë në manastir dhe bëjmë lutje të mbrëmjes dhe të mëngjesit. Aty lumi ndan dy pjesët e malit Stara Pllanina – ato janë Mali i Madh dhe Mali Rrzhana.”
Në vitin 1737 sulltani Mahmud I – me pseudonimin “i pabesuari” për veprat e tij të liga, urdhëroi shkatërrimin e shumë vatrave fetare, ndër të cilat edhe Manastirin “Sedemte Prestolla” (Shtatë Altarët). Shenjtorja u rindërtua në vitin 1848 dhe pran saj u hap një shkollë nga hieromonaku Hristofor.
Shumë persona historike gjatë viteve gjetën prehje prapa mureve të shenjta duke i kushtuar fjalë të nderimit. Klasiku i letërsisë bullgare Ivan Vazov këtu u frymëzua për poezinë e tij “Batoqi rreh”, vargu i parë i së cilës edhe më sot është i gdhendur në një nga muret.
Nga mali Rrzhana, i cili është pjesë e vargmalit Stara Pllanina, fillojnë edhe katër rrugët e Botevit, nëpër të cilët nisën kaçakët e ndarë pas vdekjes së poetit dhe revolucionar të madh Hristo Botev. Ecja në një shteg të vetëm zgjat nja tetë-nëntë orë gjë që është një sprovë të vullnetit të çdo turisti. Dhe shpërblimi për shpirtin e tij të paepur janë dhuratat e natyrës, të cilat shoqërojnë çdo vështrim, çdo frymë.
Në një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh shtrihet zona e mbrojtur “Gryka e lumit Iskër – Mali Rrzhana”, tregon Olja Genova, eksperte e vjetër në Drejtorinë e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan”.
“Nga speciet bimore ne ruajmë një orkide e zakonshme (Himantoglossum caprinum). Ajo është ndër më të mëdhatë në llojin e vet – është shumë e bukur dhe interesante si pamje. Ndër peshqit janë mrena e zezë (Barbus petenyi) dhe nga gjitarët ujku, vidra, etj. Hasen edhe më se gjashtë lloje të lakuriqëve të natës, që banojnë jo vetëm në shpella, por edhe në pyje të vjetra ahu. Amfibët dhe zvarranikët janë gjithashtu të mbrojtur.”
Sipas kryetarit të bashkisë së fshatit Ignatica Ivo Hristov nuk ka njeri që vjen në malin Rrzhana dhe nuk dashurohet me të.”
“Ky mal është i virgjër. Në të nuk ka as vila malore, as strehore. Gëzohem kur shikoj që këtu vijnë shumë njerëz për të më kërkuar. Do të jetë mirë në se do të zhvillojmë turizmin. Këtu në mes të malit nuk kemi çfarë tjetër për të bërë.”
Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistave)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR-Vidin
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..