Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë. Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende, në 97 prej tyre pa vizë, sipas Indeksit Global të Pasaportave më të Fuqishme - Arton Capital.
Renditja përfshin 199 vende dhe territore. Në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila lejon udhëtim e lirë në 152 vende, nga të cilat 98 pa vizë. Bullgaria renditet e 10-ta bashkë me Rumaninë dhe Monakon. Me pasaportën bullgare mund të udhëtohet pa viza në Evropë, Turqi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Ndërsa për pothuajse të gjithë Azinë hyrja bëhet me vizë.Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..