Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë. Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende, në 97 prej tyre pa vizë, sipas Indeksit Global të Pasaportave më të Fuqishme - Arton Capital.
Renditja përfshin 199 vende dhe territore. Në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila lejon udhëtim e lirë në 152 vende, nga të cilat 98 pa vizë. Bullgaria renditet e 10-ta bashkë me Rumaninë dhe Monakon. Me pasaportën bullgare mund të udhëtohet pa viza në Evropë, Turqi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Ndërsa për pothuajse të gjithë Azinë hyrja bëhet me vizë.Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..