Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Oligarkët bullgarë janë më të dukshëm jashtë, komentoi Presidenti

Presidenti Rumen Radev
Foto: arkiv

Me sa duket, veprimet e oligarkëve janë më të dukshme jashtë sesa në Bullgari. Kjo nuk flet mirë për organet tona hetimore, komentoi në qytetin Stara Zagora Presidenti Rumen Radev me rastin e hetimit ndërkombëtar "Pandora" dhe informacionit se ish-deputeti Deljan Peevski ka pasur kompani të padeklaruara off-shore.

Radev shtoi se ai pret që zgjedhjet e reja presidenciale të çojnë në çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit dhe në ndërprerjen e të gjitha varësive oligarkike. Presidenti, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial, tha se pret "një fushatë të ideve dhe jo të komprometimeve".

Pyetjes nëse grushti i ngritur në fillim të protestave në vitin 2020 ishte përçarës, presidenti iu përgjigj: "Ky grusht na bashkon rreth vlerave".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..

botuar më 25-10-16 7.30.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD