Vetëm tre apo katër vjet më parë Bullgaria, së bashku me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, kryesoi statistikat e zymta botërore me shpopullimin e shpejtë të zonave të saj rurale. Në atë kohë, parashikimi i Fondit të Popullsisë pranë OKB-së ishte që deri në vitin 2050 popullsia në fshatrat bullgare të ulej nga 1.8 milion në 800.000, dhe pjesa e banorëve të zonave rurale në popullsinë e përgjithshme të binte nga 26% në 14%. Për fat të mirë, kjo tendencë e frikshme u ndërpre papritur nga pandemia, e cila bëri që shumë njerëz të kërkojnë vetminë në fshatrat e vogla.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm vitin e kaluar gati 90 000 njerëz u kthyen për të jetuar në fshat. Ndër arsyet që i bëjnë gjithnjë e më shumë bullgarët të zgjedhin jetën rurale janë ajri i pastër, mjedisi i qetë, ushqimi natyral dhe i shëndetshëm, mungesa e kufizimeve dhe sigurisë. Në aspektin financiar, veçanërisht tani, kur çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, mënyra e thjeshtë e jetesës rurale duket gjithnjë e më tërheqëse. Në fshat një pjesë e madhe e shpenzimeve pakësohen - nuk nevojiten mjete për transportin publik, për veshje dhe restorante të shtrenjta, etj. Mbajtja e formës fizike është plotësisht falas, sepse ushtrimet janë pjesë e jetës rurale.

Sipas Asociacionit të Fshatrave Bullgarë, rrjedha nga qyteti në fshat do të vazhdojë në 5 vitet e ardhshme dhe çdo vit në zonat rurale do të vendosen përsëri rreth 50 - 60 mijë njerëz. "Këta janë njerëz të moshës aktive të punës," tha në eterin e televizionit Bulgaria ON AIR Borisllav Borisov, kryetar i Asociacionit të Fshatrave Bullgarë:
"Njerëzit po kërkojnë një ristart të jetës së tyre - shpjegoi ai dhe shtoi: - Në mbi 90% të fshatrave bullgarë ka internet me shpejtësi të lartë, gjë që siguron mundësi për punë në distancë. Shumica e atyre që lëvizin në fshat janë në moshë pune dhe me arsim të lartë ".
Në të njëjtën kohë kjo "zhvendosje" ndikon në përmirësimin e infrastrukturës, përpunimin e projekteve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Po krijohen komunitete të reja, të cilat organizojnë nisma të ndryshme, organizojnë ngjarje kulturore dhe sportive.

Shpërngulja nga qytetet e mëdha ndikoi ndjeshëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Kërkesa u rrit dhe çmimet u rritën. Nëse 2-3 vjet më parë shtëpitë rurale shiteshin mesatarisht midis 10 dhe 15 mijë euro, tani ato shiten për 35 mijë, që është çmimi i një apartamenti në disa nga qytetet më të vogla bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: PixabayRadioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..