Vetëm tre apo katër vjet më parë Bullgaria, së bashku me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, kryesoi statistikat e zymta botërore me shpopullimin e shpejtë të zonave të saj rurale. Në atë kohë, parashikimi i Fondit të Popullsisë pranë OKB-së ishte që deri në vitin 2050 popullsia në fshatrat bullgare të ulej nga 1.8 milion në 800.000, dhe pjesa e banorëve të zonave rurale në popullsinë e përgjithshme të binte nga 26% në 14%. Për fat të mirë, kjo tendencë e frikshme u ndërpre papritur nga pandemia, e cila bëri që shumë njerëz të kërkojnë vetminë në fshatrat e vogla.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm vitin e kaluar gati 90 000 njerëz u kthyen për të jetuar në fshat. Ndër arsyet që i bëjnë gjithnjë e më shumë bullgarët të zgjedhin jetën rurale janë ajri i pastër, mjedisi i qetë, ushqimi natyral dhe i shëndetshëm, mungesa e kufizimeve dhe sigurisë. Në aspektin financiar, veçanërisht tani, kur çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, mënyra e thjeshtë e jetesës rurale duket gjithnjë e më tërheqëse. Në fshat një pjesë e madhe e shpenzimeve pakësohen - nuk nevojiten mjete për transportin publik, për veshje dhe restorante të shtrenjta, etj. Mbajtja e formës fizike është plotësisht falas, sepse ushtrimet janë pjesë e jetës rurale.
Sipas Asociacionit të Fshatrave Bullgarë, rrjedha nga qyteti në fshat do të vazhdojë në 5 vitet e ardhshme dhe çdo vit në zonat rurale do të vendosen përsëri rreth 50 - 60 mijë njerëz. "Këta janë njerëz të moshës aktive të punës," tha në eterin e televizionit Bulgaria ON AIR Borisllav Borisov, kryetar i Asociacionit të Fshatrave Bullgarë:
"Njerëzit po kërkojnë një ristart të jetës së tyre - shpjegoi ai dhe shtoi: - Në mbi 90% të fshatrave bullgarë ka internet me shpejtësi të lartë, gjë që siguron mundësi për punë në distancë. Shumica e atyre që lëvizin në fshat janë në moshë pune dhe me arsim të lartë ".
Në të njëjtën kohë kjo "zhvendosje" ndikon në përmirësimin e infrastrukturës, përpunimin e projekteve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Po krijohen komunitete të reja, të cilat organizojnë nisma të ndryshme, organizojnë ngjarje kulturore dhe sportive.
Shpërngulja nga qytetet e mëdha ndikoi ndjeshëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Kërkesa u rrit dhe çmimet u rritën. Nëse 2-3 vjet më parë shtëpitë rurale shiteshin mesatarisht midis 10 dhe 15 mijë euro, tani ato shiten për 35 mijë, që është çmimi i një apartamenti në disa nga qytetet më të vogla bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: PixabayPatriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..