Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.
Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaMuzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..