Para disa ditësh Ambasada Shqiptare në Bullgari në bashkëpunim me Katedrën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” promovuan librin e autorit, piktorit dhe fotografit shqiptar Fate Velaj titulluar “Kryqëzimi”, i përkthyer mjeshtërisht në gjuhën bullgare nga Profesori i gjuhës shqipe Anton Pançev dhe Magdalena Dimitrova dhe Elica Zvezdova, të cilat kanë mbaruar degën e Ballkanistikës, ku mësohet gjuha dhe letërsia shqipe. Ky është romani i radhës i përkthyer në shqip nga profesorë dhe studentë në degën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes. Ndër veprat e përkthyera shqiptare në bullgarisht që gëzojnë interes ndër auditorin bullgar janë “Otello, Arapi i Vlorës“ i Ben Blushit - romani më i përkthyer, më i lexuar dhe më i dekoruar shqiptar për disa vitet e fundit, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit” – një roman i Rudi Erebarës që fitoi çmimin për letërsi të Bashkimit Evropian, përkthyer nga doc. Ekaterina Tërpomanova, е cila ka punuar në Redaksinë e Gjuhës Shqipe, etj.
Romani i fundit shqiptar përkthyer në bullgarisht “Kryqëzimi” është një krijim krejt origjinal dhe personal i autorit Velaj, i cili nën magjinë e shkronjave përshkruan sfidat dhe vështirësitë e hasura në rrugëtimin e tij si emigrant drejt botës perëndimore dhe ndjekjes së ëndrrave për ndryshim. Për autorin Velaj, libri është pasqyrim i jetës së çdo emigranti, që në udhëkryqin e jetës kërkon të zbulojë dritën e së ardhmes.
Romani është pjesa e parë e triologjisë së rrëfimit narrativ të autorit, që përbëhet nga romanet "Nilkon" dhe "Itaka". Romani "Kryqëzimi" është përkthyer në 8 gjuhë.
Fate Velaj është nismëtar i shumë projekteve të suksesshme artistike si ndërtues urash mes njerëzve me artin e tij në fotografi, pikturë apo letërsi. Vlerësimet për kontributin e tij në art e në integrimin europian përmes kulturës i janë dhënë që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, nga Presidenti i Austrisë, Presidenti i Parlamentit Europian e drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar. Fate Velaj është Anëtar Nderi i Albanian Excellence, një organizate që evidenton suksesin shqiptar në bote dhe jo vetëm.
Në promovimin e librit "Kryqëzimi" të autorit shqiptar Fate Velaj nuk munguan as botimet në gjuhën shqipe të poetëve të shquar bullgarë. Bojko Llambovski, Mirella Ivanova, Ljubomir Levçev dhe Nikollaj Kënçev janë përkthyer për lexuesin shqiptar në Antologjinë e poezisë ballkanike të shek. XXI "Diell pa hije" dhe në revistën periodike 2 mujore ILLZ.
Arti i të shkruarit dhe magjia e fjalëve po bashkojnë gjithnjë e më shumë dy vendet tona.
Në aktivitet ishin të pranishëm poetët Bojko Llambovski dhe Mirella Ivanova.
Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje.
Redaktoi: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në SofjeInstitucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..