Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti i të shkruarit dhe magjia e fjalëve po bashkojnë gjithnjë e më shumë Bullgarinë dhe Shqipërinë

Akoma një vepër shqiptare përkthyer në shqip u prezantua në Sofje

4
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje

Para disa ditësh Ambasada Shqiptare në Bullgari në bashkëpunim me Katedrën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” promovuan librin e autorit, piktorit dhe fotografit shqiptar Fate Velaj titulluar “Kryqëzimi”, i përkthyer mjeshtërisht në gjuhën bullgare nga Profesori i gjuhës shqipe Anton Pançev dhe Magdalena Dimitrova dhe Elica Zvezdova, të cilat kanë mbaruar degën e Ballkanistikës, ku mësohet gjuha dhe letërsia shqipe. Ky është romani i radhës i përkthyer në shqip nga profesorë dhe studentë në degën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes. Ndër veprat e përkthyera shqiptare në bullgarisht që gëzojnë interes ndër auditorin bullgar janë “Otello, Arapi i Vlorës“ i Ben Blushit - romani më i përkthyer, më i lexuar dhe më i dekoruar shqiptar për disa vitet e fundit, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit” – një roman i Rudi Erebarës që fitoi çmimin për letërsi të Bashkimit Evropian, përkthyer nga doc. Ekaterina Tërpomanova, е cila ka punuar në Redaksinë e Gjuhës Shqipe, etj.   

Romani i fundit shqiptar përkthyer në bullgarisht “Kryqëzimi” është një krijim krejt origjinal dhe personal i autorit Velaj, i cili nën magjinë e shkronjave përshkruan sfidat dhe vështirësitë e hasura në rrugëtimin e tij si emigrant drejt botës perëndimore dhe ndjekjes së ëndrrave për ndryshim. Për autorin Velaj, libri është pasqyrim i jetës së çdo emigranti, që në udhëkryqin e jetës kërkon të zbulojë dritën e së ardhmes.

Romani është pjesa e parë e triologjisë së rrëfimit narrativ të autorit, që përbëhet nga romanet "Nilkon" dhe "Itaka". Romani "Kryqëzimi" është përkthyer në 8 gjuhë.

Ambasadorja Donika Hoxha dhe Fate Velaj

Fate Velaj është nismëtar i shumë projekteve të suksesshme artistike si ndërtues urash mes njerëzve me artin e tij në fotografi, pikturë apo letërsi. Vlerësimet për kontributin e tij në art e në integrimin europian përmes kulturës i janë dhënë që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, nga Presidenti i Austrisë, Presidenti i Parlamentit Europian e drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar. Fate Velaj është Anëtar Nderi i Albanian Excellence, një organizate që evidenton suksesin shqiptar në bote dhe jo vetëm.

Në promovimin e librit "Kryqëzimi" të autorit shqiptar Fate Velaj nuk munguan as botimet në gjuhën shqipe të poetëve të shquar bullgarë. Bojko Llambovski, Mirella Ivanova, Ljubomir Levçev dhe Nikollaj Kënçev janë përkthyer për lexuesin shqiptar në Antologjinë e poezisë ballkanike të shek. XXI "Diell pa hije" dhe në revistën periodike 2 mujore ILLZ.

Arti i të shkruarit dhe magjia e fjalëve po bashkojnë gjithnjë e më shumë dy vendet tona.

Në aktivitet ishin të pranishëm poetët Bojko Llambovski dhe Mirella Ivanova.

Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje

Redaktoi: Vesella Mançeva

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD