Franca, Bullgaria dhe 8 vende të tjera të BE -së po dalin me një nismë të përbashkët në mbështetje të energjisë bërthamore, bëri të ditur agjencia AFP. Ajo do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale dhe "do të mbrojë konsumatorët evropianë nga luhatjet e çmimeve", nënvizojnë 10 vendet në një artikull të përbashkët të botuar në mediat evropiane. Deklarata është nënshkruar nga ministra të vendeve përkatëse. Përveç Francës dhe Bullgarisë, apeli u nënshkrua nga përfaqësues të Rumanisë, Republikës Çeke, Finlandës, Sllovakisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Hungarisë.
Komisioni Evropian ende nuk ka vendosur nëse energjia bërthamore dhe gazi natyror duhet të përfshihen në listën e burimeve të energjisë për financim të gjelbër të BE -së, të cilat janë të favorshme për mjedisin.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..