Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..