Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh..