Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të..