Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisllav Mihajllov mbetet në krye të futbollit bullgar

Borisllav Mihajllov
Foto: BGNES

Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.

Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.

Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.

Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..

botuar më 25-09-23 5.55.PD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD
Julijana Janeva

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Mundjes

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..

botuar më 25-09-19 9.16.PD