Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa më të rrepta anti-epidemike në Sofje

Foto: BGNES

Që nga 14 tetori do të futen masa më të rrepta të përkohshme anti-epidemike në territorin e qytetit të Sofjes, vendosi Inspektorati Regjional i Shëndetësisë i Sofjes. Aktivitetet jashtëshkollore në grupe ndalohen, dhe në rast të rritjes së sëmundshmërisë në shkolla do të mësohet sipas parimit të rotacionit.

Teatrot, kinematë, koncertet dhe ngjarjet e tjera skenike do të mbahen me një auditor deri në 30%. Në muze dhe galeri do të lejohet nga një person në 8 metra katrorë

Ngjarjet sportive brenda dhe jashtë do të mbahen pa auditor, ndërsa në palestra do të lejohen deri në 30% të vizitorëve.

Adoleshentët do të jenë në gjendje të vizitojnë qendrat tregtare vetëm në prani të një të rrituri. Deri në 15 persona do të pranohen në ngjarjet private në ambientet e mbyllura dhe deri në 25 - jashtë. Si më parë, restorantet dhe sallat e lojërave të fatit dhe kazinove do të jenë të hapura nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 11.00 në mbrëmje. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD