Që nga 14 tetori do të futen masa më të rrepta të përkohshme anti-epidemike në territorin e qytetit të Sofjes, vendosi Inspektorati Regjional i Shëndetësisë i Sofjes. Aktivitetet jashtëshkollore në grupe ndalohen, dhe në rast të rritjes së sëmundshmërisë në shkolla do të mësohet sipas parimit të rotacionit.
Teatrot, kinematë, koncertet dhe ngjarjet e tjera skenike do të mbahen me një auditor deri në 30%. Në muze dhe galeri do të lejohet nga një person në 8 metra katrorë
Ngjarjet sportive brenda dhe jashtë do të mbahen pa auditor, ndërsa në palestra do të lejohen deri në 30% të vizitorëve.
Adoleshentët do të jenë në gjendje të vizitojnë qendrat tregtare vetëm në prani të një të rrituri. Deri në 15 persona do të pranohen në ngjarjet private në ambientet e mbyllura dhe deri në 25 - jashtë. Si më parë, restorantet dhe sallat e lojërave të fatit dhe kazinove do të jenë të hapura nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 11.00 në mbrëmje.Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..