Paraskeva Epivatska e njohur tek ne si Petka Bullgare, është ndër shenjtoret më të respektuara nga besimtarët ortodoks në Bullgari. E nderuara Paraskeva jetoi në shekujt X – XI dhe pas vdekjes së prindërve të saj të cilët ishin bullgarë, ajo ndoqi shembullin e vëllait të saj dhe iu përkushtua Zotit. Gjatë një lutjeje në Shkretëtirën e Jordanit, ku ajo jetonte në kreshmim dhe lutej, një engjëll qiellor iu shfaq asaj në ëndërr dhe e la amanet që të kthehej në atdheun e saj për të “çuar shpirtin në fshatrat qiellorë”.
Populli bullgar e respekton Shën Petka si mbrojtëse e grave, nënave dhe shtëpisë. Në përfytyrimet popullore shenjtorja ka forcën të kalojë kufirin midis tokës dhe së përtejmes.
Kalendari popullor e përcakton Ditën e Shenjtores Petka (17 tetor) dhe Ditën e Shenjtorit Dimitër (26 tetor) si një periudhë për përfundimin e punës aktive bujqësore gjatë vitit. Folklori na cakton një kuptim të shenjtë të kohës midis Ditës së Shenjtores Petka dhe Ditës së Shën Dimitrit. Ajo lidhet me kalimin midis stinëve, fundin e punës fushore dhe fillimin e festimeve të ndryshme familjare.
Legjenda për Shën Petkën dhe mënyrën në të cilën populli e respekton këtë shenjtore mund të lexoni në botimin “Legjenda popullore për Shën së Premtes”.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..