Gjatë kësaj vere një popullaritet të gjerë fituan fluturimet me ballon mbi shkëmbinjtë e Bellogradçikut, kurse stina aktive turistike përfundoi me festën tepër të veçantë me balona në fund të muajit shtator. Atëherë mbi 10 balona prej disa shteteve u ngritën bashkë lart në qiell dhe u nisën në një udhëtim të papërsëritshëm ajror mbi luginën shkëmbore. “Bellogradçik gjithnjë e më shumë po afirmohet si një Kapadokia e re në Ballkan”- është kategorik Evtim Stefanov, krijuesi i qendrës për një turizëm aventuresk në qytet. Kështu mendojnë dhe qindra njerëzit me fat, të cilët deri në këtë moment kanë realizuar fluturimin ajror. Evtimi pohon se, gjithnjë e më shumë njerëz po e vizitojnë Bellogradçikun jo për shkak të kalasë së tij të njohur ose për shpellën e afërt “Magurata”, por pikërisht që të fluturojnë me balonë mbi fenomenin natyror. Fluturimet realizohen herët në mëngjes ose përpara perëndimit të diellit, vazhdojnë nga gjysmë orë ose 1 orë, kurse itinerari përcaktohet nga shpejtësia e erës. “Piloti mund ta ngjisë balonën lartë ose më ulët, që të kapë një rrymë të caktuar për të drejtuar fluturimin”-Vthotë Evtim dhe shton:
“Kjo është një ndjenjë e papërsëritshme! Ngrihemi nga një fushë midis shkëmbinjve, që aty e tutje na merr era. Pjesa më e madhe e shkëmbinjve janë të lartë, me forma shumë interesante, disa kanë emra shumë kureshtare si dhe legjenda. Duke kaluar lart tyre, ju i shihni në tre dimensione nga të gjitha anët . Ulemi, ngrihemi me shpejtësi, që të ndjekim hijen e balonës mbi shkëmbinjtë dhe dielli si i ndriçon.”
Udhëtimet me biçikletë përmes luginës shkëmbore janë një mundësi tjetër të afroheni deri tek bukuria e paprishur. Kurse, nëse biçikleta juaj është elektrike edhe më mirë. “Me një biçikletë elektrike njeriu mundet për një kohë më të shkurtër të shikojë shkëmbinjtë, të kalojë përmes shtigjeve të zeza midis tyre, që të ë arrijë deri në vende, të cilat janë jashtëzakonisht të bukura, si për shembull shpella “Lepenica”, fenomeni natyror “ Guri i pishës”, ose “Kisha e kuqe”. Dhe akoma:
“Ka itinerare, të cilat të çojnë në vendin unik “Sbegovete”, në pjesën më perëndimore të shkëmbinjve. Ndaj kësaj disa grupe përfshijnë dhe degustime të verës në kantinën e afërt. Një atraksion i ngjashëm propozohet dhe në afërsi të liqenit “Rabisha” rreth shpellës “Magurata”. Në këtë mënyrë ne zhvillojmë një produkt të ri turistik - verë dhe biçikletë, që propozohet në Francë nëpër brigjet e lumit Loara për shembull. Në Bellogradçik ne kemi kushte të shkëlqyera për çiklizëm në kombinim me prodhuesit unik të verës të cilët propozojnë verëra tipike me cilësi të lartë”- saktëson Evtim Stefanov.
Por, çfarë të themi për varkat e dragonjve - një nga atraksionet më të freskëta vendase! Enët lundruese jo standarde, të cilat mbledhin nga 22 veta, rregullisht e kalojnë anë e mbanë liqenin Rabishko, kurse nganjëherë do t’i shikoni sesi i çajnë dallgët e lumit Danub. “Përpara vëmë nga një daullexhi, i cili jep ritëm me një daulle të madhe. Qëllimi është që vozitësit të vozisin në mënyrë të sinkronizuar dhe atëherë varka fluturon!”, thotë Evtim Stefanov. Gjatë kësaj vere në rajon janë organizuar disa gara me varka dragonjsh me pjesëmarrjen e entuziastëve nga i gjithë vendi. Një mënyrë e shkëlqyer të afrohesh deri tek natyra e paprekur e Bullgarisë Veriperëndimore!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Evtim Stefanov, Veneta Nikollova
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..