Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru Baglar” /sot Lozenec/ dhe u nisën për në fshatin Dragalevci dhe Manastirin Dragalevski, ku kaluan natën. Ndonëse banorët e fshatit u përpoqën t'i bindin të heqin dorë nga kjo ide, meqë bora ishte e dendur, mali ishte plot me ujqër dhe atë që ata kishin ndërmend nuk e kishte bërë asnjeri më parë. Prapëseprapë herët në mëngjes më 31 janar, të rinjtë u nisën për në majë, na kthen 120 vjet më parë faqja e internetit 360mag.bg.

Për shkak të borës së dendur studentët lëvizeshin ngadalë, por deri në orën 17 arritën pikën e fundit të destinacionit. Para tyre u hap një pamje madhështore – larg në jug ishin majat me dëborë të malit Rilla dhe në veri ato të vargmalit Stara Pllanina. Poshtë tyre, e mbuluar me tym dhe mjegull, ishte Sofja. Përpara se të niseshin në udhëtimin e kthimit, të rinjtë vendosën një listë me emrat e tyre në rrëzë të shkëmbit më të madh në majë, në të cilën shënonin gjithashtu se më 31 janar 1905, ata realizuan një ëndërr të tyre të madhe - ngjitjen e parë dimërore të majës Çerni Vrëh.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: FB/Vitosha ski, BGNESBordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..