Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru Baglar” /sot Lozenec/ dhe u nisën për në fshatin Dragalevci dhe Manastirin Dragalevski, ku kaluan natën. Ndonëse banorët e fshatit u përpoqën t'i bindin të heqin dorë nga kjo ide, meqë bora ishte e dendur, mali ishte plot me ujqër dhe atë që ata kishin ndërmend nuk e kishte bërë asnjeri më parë. Prapëseprapë herët në mëngjes më 31 janar, të rinjtë u nisën për në majë, na kthen 120 vjet më parë faqja e internetit 360mag.bg.

Për shkak të borës së dendur studentët lëvizeshin ngadalë, por deri në orën 17 arritën pikën e fundit të destinacionit. Para tyre u hap një pamje madhështore – larg në jug ishin majat me dëborë të malit Rilla dhe në veri ato të vargmalit Stara Pllanina. Poshtë tyre, e mbuluar me tym dhe mjegull, ishte Sofja. Përpara se të niseshin në udhëtimin e kthimit, të rinjtë vendosën një listë me emrat e tyre në rrëzë të shkëmbit më të madh në majë, në të cilën shënonin gjithashtu se më 31 janar 1905, ata realizuan një ëndërr të tyre të madhe - ngjitjen e parë dimërore të majës Çerni Vrëh.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: FB/Vitosha ski, BGNESNë sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..
Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë..