Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru Baglar” /sot Lozenec/ dhe u nisën për në fshatin Dragalevci dhe Manastirin Dragalevski, ku kaluan natën. Ndonëse banorët e fshatit u përpoqën t'i bindin të heqin dorë nga kjo ide, meqë bora ishte e dendur, mali ishte plot me ujqër dhe atë që ata kishin ndërmend nuk e kishte bërë asnjeri më parë. Prapëseprapë herët në mëngjes më 31 janar, të rinjtë u nisën për në majë, na kthen 120 vjet më parë faqja e internetit 360mag.bg.

Për shkak të borës së dendur studentët lëvizeshin ngadalë, por deri në orën 17 arritën pikën e fundit të destinacionit. Para tyre u hap një pamje madhështore – larg në jug ishin majat me dëborë të malit Rilla dhe në veri ato të vargmalit Stara Pllanina. Poshtë tyre, e mbuluar me tym dhe mjegull, ishte Sofja. Përpara se të niseshin në udhëtimin e kthimit, të rinjtë vendosën një listë me emrat e tyre në rrëzë të shkëmbit më të madh në majë, në të cilën shënonin gjithashtu se më 31 janar 1905, ata realizuan një ëndërr të tyre të madhe - ngjitjen e parë dimërore të majës Çerni Vrëh.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: FB/Vitosha ski, BGNESZhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë..