Rreth një vit pasi prezantuan albumin e tyre debutues "1", muzikantët e rinj nga “Cool Den” ftojnë fansat e tyre në premierën e "This Land" - më 20 tetor, në një klub të njohur në kryeqytet. Autori i muzikës dhe tekstit të të gjitha këngëve është Nikolla Simeonov, me përjashtim të vetëm njërës, të krijuar nga Ivajllo Petrov. Aranzhimet janë vepër e grupit, në të cilin, përveç Nikollës (vokal dhe kitarë) dhe Ivajllo (vokal dhe kitarë), bëjnë pjesë Vasill Andreev (bas) dhe Teodor Çirpanliev (daulle).
Ashtu si në albumin e parë, muzikantët shtrojnë çështje serioze të cilat i emocionojnë të rinjtë në Bullgari, por muzikantët e bëjnë këtë në mënyrën e tyre - me kufij të qartë për atë që është e mirë dhe çfarë nuk është, sipas tyre, pa ndrequr apo mësuar, me një sens humori dhe ironiе. E gjithë kjo sigurisht që pëlqehet nga auditori i “Cool Den”, i cili vazhdimisht e përkrah grupin në shfaqjet e tij live.
Emri i albumit vjen nga emri i këngës "This Land" (“Kjo tokë”), e cila është një lloj adhurimi për natyrën dhe tokën - shtëpia e të gjithë neve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан..